SlideShare a Scribd company logo
Çfarë është
Cloud Computing?
“Cloud Computing” (shqiptohet
“klláud këmpjúting”) është një shpre-
hje që merr shkas nga paraqitja e
internetit në formën e një reje e që do
të thotë përpunim i informacionit
përmes reve (internetit).
Rrjeti lokal
Përdorues 1
Përdorues 2Përdorues 3
Kompjuter Server
Përdorues 3 (laptop)
Printer
Kostot e rrjetit informatik lokal
Deri sot përdoruesi ka pasur një kompjuter në shtëpi apo në zyrë. Që ta
përdorte kompjuterin, ai duhej të instalonte në të programe të ndryshme, si për
shembull: Word, Excel, programe aplikative, lojëra të ndryshme. Në rastin e një
ndërmarrjeje, kompjuterët e përdoruesve mund të ishin të lidhur në një rrjet
brenda ndërmarrjes, të quajtur “rrjet lokal”.
Programet duhet të jenë të instaluara në një kompjuter “server”, me të cilin lidhen
të gjithë kompjuterët e ndërmarrjes. Me këtë lidhje, i njëjti printer mund të
përdoret nga secili përdorues. Po ashtu, programet mund të instalohen në
server dhe të përdoren nga kompjuterët e lidhur me të.
Me shtrirjen e gjerë të internetit dhe rritjen e shpejtësisë së tij, ndërmarrja nuk ka
më nevojë të mbajë server. Mbajtja e një rrjeti lokal në gjendje pune kërkon një
varg kostosh për ndërmarrjen, si:
• blerja e një server-i me cilësi të larta teknike;
• punësimi i të paktën një specialisti për rrjetin informatik;
• ambienti me ajër të kondicionuar;
• instalimi i një vargu programesh në server;
• kontrata mirëmbajtjesh të pajisjeve (hardware) dhe programeve
(software);
• blerja e versioneve më të reja të pajisjeve dhe programeve për të
pasur funksione më të dobishme që dalin herë pas here;
• mbrojtja e të dhënave në rast defektesh të rrjetit informatik etj.
Platforma “Cloud Computing” i shmang plotësisht kostot e rrjetit informatik
lokal.
� Sot ka në botë kompani shumë të specializuara, që mbajnë server-a në
gjendje pune tërësisht të garantuar, sikurse edhe kompani prodhuese
programesh (software) aplikative me versionet e fundit. Këto kompani quhen
ofruese të Softuerëve si shërbim SaaS (Software as a Service).
� Tani një ndërmarrje nuk ka më nevojë të blejë server-a apo programe aplika-
tive; ajo mund të kontraktojë të drejtën e aksesit në programet aplikative, që i
përshtaten më mirë ndërmarrjes. Përdoruesi në ndërmarrje ka nevojë vetëm për
një kompjuter të thjeshtë, përmes të cilit të lidhet në internet, në “Cloud”, ku janë
server-at dhe programet që i nevojiten atij.
� Ofruesi i “Cloud”-it i jep përdoruesit në ndërmarrje një adresë faqeje interneti,
një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Sapo futet për herë të parë, përdoruesi ka
mundësi ta ndryshojë fjalëkalimin, gjë që e bën të pamundur leximin e të dhënave
nga personat që nuk e njohin fjalëkalimin. As vetë ofruesi i “Cloud”-it nuk ka
mundësi t’i lexojë të dhënat e përdoruesit, sepse ato janë të koduara. Dekodimi i
tyre mund të bëhet vetëm nga njohësi i fjalëkalimit.
Çfarë ofron “Cloud Computing”?
Cloud(Reja)
AlphaWEB
Rrjetilokalindërmarrjes
Përdorues1Përdorues2Përdorues3
Rrjetilokalindërmarrjes
Përdorues1Përdorues2Përdorues3
Rrjetilokalindërmarrjes
Përdorues1Përdorues2Përdorues3
Ndërmarrjetëndryshmemarrinshërbime“CloudComputing”
Shërbimin që marrin sot ndërmarrjet me platformën “Cloud Computing” mund
ta krahasojmë me shërbimin që marrin ndërmarrjet apo individët nga shoqëria e
shpërndarjes së energjisë elektrike.
Përdoruesi i energjisë elektrike nuk do të dijë si prodhohet energjia: ai fut thjesht
prizën në mur dhe e merr atë.
Me krahasimin e mësipërm, të vazhdosh të mbash një rrjet lokal kompjuterësh në
ndërmarrje apo në familje është njësoj si të kesh në ndërmarrje një gjenerator
elektrik, të cilin duhet ta mbash në gjendje pune, ta riparosh në rast defektesh, ta
furnizosh me karburant, të kesh një mekanik që ta mirëmbajë. Kostoja e gjenera-
torit individual është e njëjtë, pavarësisht nëse ai përdoret shumë apo pak, madje
duhet blerë shumë më i madh, që të përballojë rastet e ngarkesave maksimale,
që mund të jenë mjaft të rralla. Sigurimi i parametrave, si stabiliteti i tensionit,
funksionimi pa ndërprerje etj. kërkojnë kosto mjaft të larta për ndërmarrjen.
Përparësitë e “Cloud Computing”
Kalim nga jeta në fise primitive drejt qytetërimit...
Si krahasim të dytë mund të përdornim atë të furnizimit me ujë: mbajtja e një rrjeti
lokal kundrejt përdorimit të “Cloud Computing” është si mbajtja e një pusi individual
nga çdo familje kundrejt një ujësjellësi.
� Kontraktimi i shërbimit “Cloud Computing”, sikurse edhe ai i energjisë elektrike
apo furnizimit me ujë, është me kosto dhjetëra herë më të ulët se sigurimi individual
i infrastrukturës së këtyre shërbimeve.
� Sigurimi individual i këtyre shërbimeve nuk është objekt i punës së ndërmarrjes.
Kostot e larta dhe kohën për këto shërbime ndërmarrja mund t’i përdorë për objek-
tin e punës së vet.
� Në “Cloud Computing” programi aplikativ mirëmbahet e përditësohet nga vetë
ofruesi i shërbimit. Përdoruesi nuk merret me përditësimin e programit.
� Aksesimi i programit dhe të dhënave në “Cloud Computing” mund të bëhen nga
çdo pikë e globit, pavarësisht ku ndodhet përdoruesi, madje edhe përmes telefonit
celular apo "tablet"-ës, mjafton të ketë lidhje interneti.
Nën prizmin e krahasimeve të përmendura më sipër, kalimi nga rrjetet lokale në
“Cloud Computing” është kalim nga jeta në fise primitive drejt qytetërimit.
Me siguri që ju keni përdorur disa nga shërbimet “Cloud Computing”. Në fillim të
viteve 1990, për të shkëmbyer mesazhe përmes postës elektronike (e-mail), në
çdo kompjuter duhej të instalohej një program i posaçëm për imeil.
Nëse sot keni një llogari imeili, si Yahoo!Mail, Hotmail, Gmail etj., ju jeni tashmë
një përdorues i “Cloud Computing”. Këtë shërbim e merrni thjesht duke pasur një
lidhje interneti, një emër përdoruesi (username), një fjalëkalim (password).
Programi dhe magazina e të dhënave (mesazheve tuaja) nuk është në komp-
juterin tuaj – këto janë në “renë” që e ofron këtë shërbim.
Alpha WEB
Janë rreth 6.000 ndërmarrje që e përdorin me sukses programin Alpha për
administrimin e tyre. Që prej muajit korrik 2012, kompania IMB ofron në “Cloud
Computing” programin Alpha WEB, që, krahas të gjitha funksioneve të programit
Alpha, ka edhe shumë përmirësime e thjeshtësi në përdorim.
Brenda 6 muajve të parë, numri i përdoruesve të programit Alpha WEB ka arritur
në mbi 200. Të gjithë klientët që janë njohur me këtë zgjidhje të re, duke u bindur
për funksionet dhe çmimin tepër të ulët, e kanë pranuar shumë shpejt atë.
Ju e njihni “Cloud Computing”
Imeili (E-mail)
Disa nga përshtypjet e tyre:
“Duke qenë një industri prodhuese, na u desh të
bashkërendojmë në një sistem të vetëm: shitjet,
prodhimin dhe kontabilizimin, të cilat arritëm t’i mundë-
sonim nëpërmjet Alpha Web-it, për të gjeneruar në fund
një rezultat përmbledhës dhe gjithëpërfshirës. Zbatimi i
këtij programi është një lehtësi menaxhimi operacional
dhe të dhënash në kohë dhe në vende të ndryshme”.
Univers Reklama, lider në industrinë e prodhimit
të reklamave dhe printimit Indoor & Outdoor
“Duke qenë përdoruese e Alpha WEB-it në zyrën e kontabi-
litetit, e shoh si një lehtësi jashtëzakonisht të madhe, e cila më
krijon mundësi që të mbetem në kontakt me biznesin tim, në
kushtet kur jam apo jo në zyrë. Nga çdo vend ku ndodhem,
mund të kontrolloj regjistrimet e bizneseve, mjafton të kem
internet.”
Diana Ylli (Golemi), Ekspert kontabël, IEKA
www.imb.al
+ 355 4 22 53 466
Bulevardi "Gjergj Fishta", Pall. 4, Shk. 8, Ap. 45 Tiranë, Shqipëri

More Related Content

PPTX
Cloud computing
PPTX
E-Qeverisja në Mobile Cloud
DOCX
Modeli Hibridinfrastruktura e cloudit është e përbërë nga dy ose më shumë inf...
DOCX
Një re private zakonisht është e ndërtuar prapa një fireëall-I dhe është më e...
DOCX
Një re private zakonisht është e ndërtuar prapa një fireëall-I dhe është më e...
DOCX
Krahas ruajtjes së skedarëveKrahas ruajtjes së skedarëve.docx
PPTX
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site
Cloud computing
E-Qeverisja në Mobile Cloud
Modeli Hibridinfrastruktura e cloudit është e përbërë nga dy ose më shumë inf...
Një re private zakonisht është e ndërtuar prapa një fireëall-I dhe është më e...
Një re private zakonisht është e ndërtuar prapa një fireëall-I dhe është më e...
Krahas ruajtjes së skedarëveKrahas ruajtjes së skedarëve.docx
Monitoring: of Systems and applications ; single site & multi - site

Similar to Cloud+computing (20)

DOCX
3.BR e-B - Java e tretë.docx
DOCX
Virtualizimi
PDF
Programet aplikative
PPT
Alpha start programi per biznesin tuaj
DOCX
Puna me internet (Komunikimet)
PPTX
Fjalor nga informatika
PPTX
Vpn technologie
PPTX
IaaS and its implementation through AWS.pptx
DOCX
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
PDF
Informatika e biznesit java11(1)
PPTX
PPT
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
PDF
Impro quick id
PPTX
Zbatimi i rregullave te etikes dhe miresjelljes
PDF
E-Komuna - Nevojat, Sfidat dhe Implementimi
PPT
Client server
DOCX
Biznesi Elektronik
PDF
Modeli i porterit
PDF
Informatika e bzinesit java 13
PPTX
Disponueshmëri e lartë duke përdorur virtualizimin - Eldisa Gjapi
3.BR e-B - Java e tretë.docx
Virtualizimi
Programet aplikative
Alpha start programi per biznesin tuaj
Puna me internet (Komunikimet)
Fjalor nga informatika
Vpn technologie
IaaS and its implementation through AWS.pptx
Detyre Kursi - Lider të platformave harduerike dhe Studimi i SI-ve të tyre. R...
Informatika e biznesit java11(1)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Impro quick id
Zbatimi i rregullave te etikes dhe miresjelljes
E-Komuna - Nevojat, Sfidat dhe Implementimi
Client server
Biznesi Elektronik
Modeli i porterit
Informatika e bzinesit java 13
Disponueshmëri e lartë duke përdorur virtualizimin - Eldisa Gjapi
Ad

More from Self-employed (20)

PDF
PROGRAMI PER ALPHA WEB
PDF
Programi Alpha Web
PDF
Deklarata vjetore e tatim fitimit
PDF
Programi Alpha Business
PDF
Programi alpha business a1,a2,b1,b2,c1,c2.docx
PDF
Programi Alpha Web Business
PDF
1. Plan Kontabel , ALPHA WEB BUSINESS
PDF
Situacioni i klienteve
PDF
Situacioni i furnitoreve
PDF
Regjistri i amortizimeve
PDF
Permbledhja e bankes
PDF
Permbledhja e arkes
PDF
Pasqyra e amortizimeve
PDF
Listpagesa e kontributeve te sigurimeve shoqeroe
PDF
Libri i madh
PDF
Kontributi per sigurimet taksen mbi pagen
PDF
Kartela e klientit
PDF
Kartela e furnitoreve
PDF
Gjendja ne magazine
PDF
Formulari i pageses se kontributeve
PROGRAMI PER ALPHA WEB
Programi Alpha Web
Deklarata vjetore e tatim fitimit
Programi Alpha Business
Programi alpha business a1,a2,b1,b2,c1,c2.docx
Programi Alpha Web Business
1. Plan Kontabel , ALPHA WEB BUSINESS
Situacioni i klienteve
Situacioni i furnitoreve
Regjistri i amortizimeve
Permbledhja e bankes
Permbledhja e arkes
Pasqyra e amortizimeve
Listpagesa e kontributeve te sigurimeve shoqeroe
Libri i madh
Kontributi per sigurimet taksen mbi pagen
Kartela e klientit
Kartela e furnitoreve
Gjendja ne magazine
Formulari i pageses se kontributeve
Ad

Cloud+computing

  • 2. “Cloud Computing” (shqiptohet “klláud këmpjúting”) është një shpre- hje që merr shkas nga paraqitja e internetit në formën e një reje e që do të thotë përpunim i informacionit përmes reve (internetit).
  • 3. Rrjeti lokal Përdorues 1 Përdorues 2Përdorues 3 Kompjuter Server Përdorues 3 (laptop) Printer Kostot e rrjetit informatik lokal Deri sot përdoruesi ka pasur një kompjuter në shtëpi apo në zyrë. Që ta përdorte kompjuterin, ai duhej të instalonte në të programe të ndryshme, si për shembull: Word, Excel, programe aplikative, lojëra të ndryshme. Në rastin e një ndërmarrjeje, kompjuterët e përdoruesve mund të ishin të lidhur në një rrjet brenda ndërmarrjes, të quajtur “rrjet lokal”. Programet duhet të jenë të instaluara në një kompjuter “server”, me të cilin lidhen të gjithë kompjuterët e ndërmarrjes. Me këtë lidhje, i njëjti printer mund të përdoret nga secili përdorues. Po ashtu, programet mund të instalohen në server dhe të përdoren nga kompjuterët e lidhur me të.
  • 4. Me shtrirjen e gjerë të internetit dhe rritjen e shpejtësisë së tij, ndërmarrja nuk ka më nevojë të mbajë server. Mbajtja e një rrjeti lokal në gjendje pune kërkon një varg kostosh për ndërmarrjen, si: • blerja e një server-i me cilësi të larta teknike; • punësimi i të paktën një specialisti për rrjetin informatik; • ambienti me ajër të kondicionuar; • instalimi i një vargu programesh në server; • kontrata mirëmbajtjesh të pajisjeve (hardware) dhe programeve (software); • blerja e versioneve më të reja të pajisjeve dhe programeve për të pasur funksione më të dobishme që dalin herë pas here; • mbrojtja e të dhënave në rast defektesh të rrjetit informatik etj.
  • 5. Platforma “Cloud Computing” i shmang plotësisht kostot e rrjetit informatik lokal. � Sot ka në botë kompani shumë të specializuara, që mbajnë server-a në gjendje pune tërësisht të garantuar, sikurse edhe kompani prodhuese programesh (software) aplikative me versionet e fundit. Këto kompani quhen ofruese të Softuerëve si shërbim SaaS (Software as a Service). � Tani një ndërmarrje nuk ka më nevojë të blejë server-a apo programe aplika- tive; ajo mund të kontraktojë të drejtën e aksesit në programet aplikative, që i përshtaten më mirë ndërmarrjes. Përdoruesi në ndërmarrje ka nevojë vetëm për një kompjuter të thjeshtë, përmes të cilit të lidhet në internet, në “Cloud”, ku janë server-at dhe programet që i nevojiten atij. � Ofruesi i “Cloud”-it i jep përdoruesit në ndërmarrje një adresë faqeje interneti, një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Sapo futet për herë të parë, përdoruesi ka mundësi ta ndryshojë fjalëkalimin, gjë që e bën të pamundur leximin e të dhënave nga personat që nuk e njohin fjalëkalimin. As vetë ofruesi i “Cloud”-it nuk ka mundësi t’i lexojë të dhënat e përdoruesit, sepse ato janë të koduara. Dekodimi i tyre mund të bëhet vetëm nga njohësi i fjalëkalimit. Çfarë ofron “Cloud Computing”?
  • 7. Shërbimin që marrin sot ndërmarrjet me platformën “Cloud Computing” mund ta krahasojmë me shërbimin që marrin ndërmarrjet apo individët nga shoqëria e shpërndarjes së energjisë elektrike. Përdoruesi i energjisë elektrike nuk do të dijë si prodhohet energjia: ai fut thjesht prizën në mur dhe e merr atë. Me krahasimin e mësipërm, të vazhdosh të mbash një rrjet lokal kompjuterësh në ndërmarrje apo në familje është njësoj si të kesh në ndërmarrje një gjenerator elektrik, të cilin duhet ta mbash në gjendje pune, ta riparosh në rast defektesh, ta furnizosh me karburant, të kesh një mekanik që ta mirëmbajë. Kostoja e gjenera- torit individual është e njëjtë, pavarësisht nëse ai përdoret shumë apo pak, madje duhet blerë shumë më i madh, që të përballojë rastet e ngarkesave maksimale, që mund të jenë mjaft të rralla. Sigurimi i parametrave, si stabiliteti i tensionit, funksionimi pa ndërprerje etj. kërkojnë kosto mjaft të larta për ndërmarrjen. Përparësitë e “Cloud Computing” Kalim nga jeta në fise primitive drejt qytetërimit...
  • 8. Si krahasim të dytë mund të përdornim atë të furnizimit me ujë: mbajtja e një rrjeti lokal kundrejt përdorimit të “Cloud Computing” është si mbajtja e një pusi individual nga çdo familje kundrejt një ujësjellësi. � Kontraktimi i shërbimit “Cloud Computing”, sikurse edhe ai i energjisë elektrike apo furnizimit me ujë, është me kosto dhjetëra herë më të ulët se sigurimi individual i infrastrukturës së këtyre shërbimeve. � Sigurimi individual i këtyre shërbimeve nuk është objekt i punës së ndërmarrjes. Kostot e larta dhe kohën për këto shërbime ndërmarrja mund t’i përdorë për objek- tin e punës së vet. � Në “Cloud Computing” programi aplikativ mirëmbahet e përditësohet nga vetë ofruesi i shërbimit. Përdoruesi nuk merret me përditësimin e programit. � Aksesimi i programit dhe të dhënave në “Cloud Computing” mund të bëhen nga çdo pikë e globit, pavarësisht ku ndodhet përdoruesi, madje edhe përmes telefonit celular apo "tablet"-ës, mjafton të ketë lidhje interneti. Nën prizmin e krahasimeve të përmendura më sipër, kalimi nga rrjetet lokale në “Cloud Computing” është kalim nga jeta në fise primitive drejt qytetërimit.
  • 9. Me siguri që ju keni përdorur disa nga shërbimet “Cloud Computing”. Në fillim të viteve 1990, për të shkëmbyer mesazhe përmes postës elektronike (e-mail), në çdo kompjuter duhej të instalohej një program i posaçëm për imeil. Nëse sot keni një llogari imeili, si Yahoo!Mail, Hotmail, Gmail etj., ju jeni tashmë një përdorues i “Cloud Computing”. Këtë shërbim e merrni thjesht duke pasur një lidhje interneti, një emër përdoruesi (username), një fjalëkalim (password). Programi dhe magazina e të dhënave (mesazheve tuaja) nuk është në komp- juterin tuaj – këto janë në “renë” që e ofron këtë shërbim. Alpha WEB Janë rreth 6.000 ndërmarrje që e përdorin me sukses programin Alpha për administrimin e tyre. Që prej muajit korrik 2012, kompania IMB ofron në “Cloud Computing” programin Alpha WEB, që, krahas të gjitha funksioneve të programit Alpha, ka edhe shumë përmirësime e thjeshtësi në përdorim. Brenda 6 muajve të parë, numri i përdoruesve të programit Alpha WEB ka arritur në mbi 200. Të gjithë klientët që janë njohur me këtë zgjidhje të re, duke u bindur për funksionet dhe çmimin tepër të ulët, e kanë pranuar shumë shpejt atë. Ju e njihni “Cloud Computing” Imeili (E-mail)
  • 10. Disa nga përshtypjet e tyre: “Duke qenë një industri prodhuese, na u desh të bashkërendojmë në një sistem të vetëm: shitjet, prodhimin dhe kontabilizimin, të cilat arritëm t’i mundë- sonim nëpërmjet Alpha Web-it, për të gjeneruar në fund një rezultat përmbledhës dhe gjithëpërfshirës. Zbatimi i këtij programi është një lehtësi menaxhimi operacional dhe të dhënash në kohë dhe në vende të ndryshme”. Univers Reklama, lider në industrinë e prodhimit të reklamave dhe printimit Indoor & Outdoor “Duke qenë përdoruese e Alpha WEB-it në zyrën e kontabi- litetit, e shoh si një lehtësi jashtëzakonisht të madhe, e cila më krijon mundësi që të mbetem në kontakt me biznesin tim, në kushtet kur jam apo jo në zyrë. Nga çdo vend ku ndodhem, mund të kontrolloj regjistrimet e bizneseve, mjafton të kem internet.” Diana Ylli (Golemi), Ekspert kontabël, IEKA www.imb.al + 355 4 22 53 466 Bulevardi "Gjergj Fishta", Pall. 4, Shk. 8, Ap. 45 Tiranë, Shqipëri