1. MENAXHERI I PROJEKTIT Detyrat e menaxherit të projektit fillimisht janë: të përgatitë buxhetin dhe kalendarin paraprak të punëve të ndihmojë në zgjedhjen e njerëzve në ekipin e projektit të njohë klientin të kujdeset për avancimin e projektit Menaxheri funksional kundrejt menaxherit të projektit se si duhet bërë diçka kush duhet ta bëjë atë dhe çfarë burimesh do të duhen për të realizuar atë Pyetjet që shtrohen përpara menaxherit për punën e tij janë : çfarë duhet bërë kur duhet bërë (që projekti të mos vonohet) dhe si do të sigurohen burimet për të bërë punën Përgjegjësitë e menaxherit të projektit planifikimi organizimi kontrolli
2. Kriteret e zgjedhjes së menaxherit të projektit Përvoja dhe e kaluara (historiati dhe eksperienca) Udhëheqja dhe përvoja strategjike Përvoja teknike Shkathtësit personale (kompetencat ndërpersonale) Aftësitë e verifikuara menaxheriale
3. Aftësitë e menaxherit të projektit Aftësi të një lidershipi të fortë Aftësi për të zhvilluar njerëzit Aftësi të shkelqyshme komunikimi Aftësi të mira ndërpersonale Aftësi për të përballuar stresin Aftësi për zgjidhjen e problemeve Aftësi të menaxhimit të kohës
4. Zhvillimi i aftësive që duhen për të qenë një menaxher projekti të fitosh eksperiencë të kërkosh informacion nga të tjerët të vlerësosh vetvehten dhe të mësosh nga gabimet e tua intervistoni menaxherët që i kanë aftësitë që ju doni ti zhvilloni pjesëmarrja në programet e trajnimit leximi vullnetarizmi
5. Delegimi Delegimi përfshin : dhënien e përgjegjësisë anëtarëve të grupit për të përmbushur objek. dhënien e autoritetit për të marrë vendimet përgjegjshmërinë për arritjen e atyre rezultateve Pengesat për një delegim efektiv janë : menaxheri i projektit beson që punën mund ta bëjë më mire dhe më shpejt vetë menaxherit i mungon besimi në aftësinë e të tjerëve për të bërë punën menaxheri ka frikë se ai mund të humb kontrollin e punës anëtarët e grupit frikësohen ndaj kritikave për gabimet e bëra
6. Menaxhimi i ndryshimit Gjatë kohëzgjatjes së projektit paraqiten ndryshimet Ndryshimet mund të fillohen nga klienti, nga ekipi i projektit, nga ndodhjet e paparashikuara Detyrë e menaxherit të projektit është të menaxhojë dhe të kontrollojë ndryshimet Sa ma vonë të identifikohen ndryshimet në projekt aq më vështirë do të jetë arritja e objektivit të projektit. Kurdoherë që klienti kërkon ndryshime, menaxheri i projektit duhet të ketë vlerësimin e anëtarëve të duhur të ekipit të projektit Nëse klienti bie dakord me ndryshimet, koha dhe buxheti i projektit duhet të ndryshohen për të përfshirë detyrat shtesë Menaxheri i projektit duhet t’ia bëjë të qartë ekipit të projektit që nuk do të bëjnë asnjë ndryshim pa marrëveshje